75% sonte e stadiumit në Andorra do të jetë e veshur kuqezi
Shqipëria do të zbresë në fushë sonte në orën 20:45 përballë Andorrës, në një ndeshje vendimtare për kualifikueset e Botërorit, dhe mbështetja nga tribuna pritet të jetë e jashtëzakonshme.
Interesimi i tifozëve kuqezi ka qenë i madh dhe sipas raportimeve nga Andorra, rreth 75% e stadiumit “Estadi de la FAF” do të mbushet me shqiptarë.
Edhe pse impianti ka një kapacitet prej mbi 5 mijë vendesh, autoritetet kanë vendosur të shesin vetëm 2100 bileta, prej të cilave 1600 janë siguruar nga tifozët kuqezi, që do të jenë në mbështetje të Kombëtares.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, me një “mini-Shqipëri” në Encamp, ku mbështetësit kuqezi do të përpiqen të shtyjnë djemtë e Sylvinhos drejt një fitoreje që mund të afrojë edhe më shumë ëndrrën e Botërorit.
KOHA JONË SONDAZH

