8 dëmtime në 6 ndeshjet e para në Bundesligë, mes tyre edhe Gjasula

Gjendja fizike e futbollistëve pas pandemisë, ishte frika më e madhe e klubeve, që është konfirmuar që në ndeshjet e para në Bundesligë. Ditën e djeshme u regjistruan tetë të dëmtuar në gjashtë ndeshjet e para pas kthimit. Shume. Por duhej të pritej pas vetëm një javë stërvitje si ekip.

I pari që nisi alarmet ishte Reyna. Mesfushori amerikan do të nënshkruante debutimin e tij në formacionin e skuadrës së Dortmundit, por ai nuk mundi të hidhej në barin e Signal Iduna Park, pasi u dëmtua gjatë nxehmjes.

E njëjta gjë ndodhi me Hazard, i cili luajti dhe madje shënoi një gol në fitoren 4-0 të Borussia në derbin e Ruhrit kundër Schalke, deri kur u zëvendësua në fund të ndeshjes për shkak të shqetësimit në gju.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Todibo (Schalke), Rudy (Hoffenheim), Skjelbred (Hertha), Bebou (Hoffenheim), Gjasula (Paderborn) dhe Thuram (Gladbach) të cilët nuk mundën të përfundonin ndeshjet e tyre përkatëse.

Mesfushori shqiptar i Paderborn është dëmtuar në minutën e 43 të ndeshjes kundër Fortuna Dusseldorf, por e mbylli pjesën e parë deri në fund, duke qëndruar më pas në dhomat e zhveshjes. Tani priten verdiktet e kontrolleve mjekësore, për të mësuar nëse dëmtimi i Gjasulës është serioz.

 

SHKARKO APP