8 futbollistë sulmojnë portierin kundërshtarë në La Liga 2 në Spanjë (VIDEO)

Një episod i pazakontë ka ndodhur në La Liga 2 aty ku derbi mes Sporting Gijon dhe Real Oviedo i përfunduar me rezultatin 0-1, prodhoi një tension të pajustifikueshëm pas përfundimit të 90-minutave. Lojtarët e Gijon rrethuan portierin kundërshtar dhe nisën përplasjet fizike, ndërsa nuk munguan ofendimet e rënda për Joan Femenias.

Gardiani shpëtoi vetëm pas ndërhyrjes së shokëve të skuadrës, ndërkohë që trajneri i Real Oviedo pas ndeshjes theksoi se festa e lojtarëve të tij në fushë nuk ishte për të provokuar kundërshtarët ndërsa e cilësoi të pajustifikueshme atë që ndodhi.

Real Oviedo mban vendin e gjashtë në kampionat ndërsa shpreson të arrijë në zonën play-off për të tentuar ngjitjen në elitë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?