8 futbollistët që po mbajnë “peng” merkaton e Interit
Antonio Conte kanë një strategji të qartë merkatoje, por afrimet janë të bllokuara deri në largimin e disa prej lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e tij. bëhet fjaë për Perisic, Joao Mario, Dalbert, Skriniar, Brozoviç, Gagliardini, Nainggolan dhe Vecino, por deri tani ofertat në drejtim të tyre mungojnë ose janë tepër të ulëta.
Kështu për sulmuesin anësor kroat, Bayerni i Mynihut nuk ofron më shumë se 12 milionë euro, ndërsa Interi ka vënë një çmim dysheme prej 15 milionë eurosh. Situatë e ngjashme është edhe me portugezin Joao Mario, pasi disa klube interesohen për shërbimet e tij, por ofertat janë shumë larg pritshmërive të zikaltërve.
Mungojnë ofertat për emra si Gagliardini, Skriniar e Nainggolan, me këtë të fundit që kërkohet nga shumë klube italiane, por vetëm në formë huazimi, pasi askush nuk është gati të kënaqë pretendimet e Interit.
Marotta dhe Ausilio po punojnë veçanërisht për operacionet në dalje dhe kanë lënë pezull për momentin operacione si ai për transferimin e mesfushorit N’golo Kante apo mbrojtësve Marash Kumbulla e Emerson Palmeiri. Në hyrje është përqendruar te emra si Kolarov, që erdhi për vetëm 1.5 milionë euro apo Vidal, që pritet të vijë me parametra zero gjatë ditëve të ardhshme.