8 gola dhe 3 kartonë të kuq, Lazio dhe Udinese dhurojnë spektakël në Olimpico (VIDEO)
Lazio dhe Udinese dhurojnë një sfidë të jashtëzakonshme mbrëmjen e sotme, duke dhuruar gjithçka, gola të shumtë dhe kartonë. Plotë 8 u shënuan në Olimpico, por në fund të dyja skuadrat morën vetëm nga një pikë.
Beto shënoi dopietë për Udinesen, ndërkohë që Immobile shkurtoi shifrat. Në fundin e pjesës së parë Molina realizoi golin e tretë, ndërkohë që reagimi i Lazios do të vinte në fillimin e pjesës së dytë me dy gola të Pedro dhe Milinkovic-Savic.
Më tej ndeshja u pasua nga dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër. Acerbi kaloi Lazion në avantazh, ndërkohë që Arslan shënoi golin e barazimit në minutën e 9-të shtesë. Në të 10-tën Walace u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë që arbitri mbylli sfidën. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

