8 gola dhe spektakël në Laç, por triumfues del Vllaznia e Brdaric

Laçi dhe Vllaznia dhurojnë spektakël në duelin mes tyre, por në fund ata që do të triumfonin do të ishin shkodranët. Skuadra e Brdaric triumfoi 5-3, në një nga duelet që mund të rezultoi ndër më të bukurit.

Shkodranët morën menjëherë kontrollin e lojës në Laç dhe arritën të fitojnë një 11-metërsh me anë të Esin Hakajt, por arbitri Kreshnik Cjapi e akordoi vetëm pasi rishikoi aksionin në VAR. Nga pika e bardhë shkoi Liridon Latifi, u tregua i saktë. Skuadra e Brdaric nuk u ndal me kaq, pasi në të 24-ën do të realizonte dhe golin e dytë me Da ilva.

Kurbinasit zgjohen 10 minuta më pas duke shkurtuar shifrat me Zarubica-n, i cili lëshoi një goditje të fortë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke rihapur takimin. Vetëm katër minuta më vonë, malazezi i shpëton mbulimit të Hakajt, stopon bukur topin dhe e dërgon më pas në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën.

Ndeshja është e bukur dhe do të kishte ende gola në pjesën e parë. Aralica shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë. Gjithsesi kurbinasit zgjohen sërish Regi Lushkja që do të shënonte një super gol me Lushkjan.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm si e para, teksa pas vetëm dy minutash lojë, Vllaznia rimerr avantazhin. Një top i mbetur në zonë pas një krosimi nga këndi, shfrytëzohet mjaft mirë nga kapiteni Gurishta, që gjuan pa u menduar dhe e dërgon në rrjetë. Në minutat shtesë është braziliani Caina Amarante që shënon edhe golin e pestë për kuqeblutë, duke vulosur suksesin e parë sezonal.

SHKARKO APP