8 klube dalin kundër rinisjes së sezonit në Seria A

Situata në Itali në ditët e fundit është përmirësuar ndjeshëm sa i përket situatës nga Covid-19, por nuk ka shumë sinjale shprese për rifillimin e sezonit. Janë plot 8 klube që kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre për të mos e vijuar më këtë sezon dhe për të planifikuar tashmë të ardhshmin sipas afateve të paracaktuara, ndërsa ditën e djeshme i kanë dërguar edhe një letër Federatës, ku i kanë kërkuar të njihen me të gjitha pasojat e mos mbylljes së sezonit.

Ministri i Sporteve Vincenzo Spadafora u shpreh së fundmi se futbolli është shqetësimi i fundit që ka vendi në këto momente.

“Unë jam një tifoz i futbollit dhe kam dëshirën e mirë që të rifillojmë, por me këtë situatë, ku humbim çdo ditë më tepër se 400 persona, nuk mund të mendohet më për sport. Vullneti i mirë është që të rinisë stërvitja më datën 4 maj, por kjo nuk duhet të na entuziazmojë shumë, pasi nuk nënkupton rinisjen e kampionatit”, tha Spadafora.

Federata Italiane e Futbollit, në bashkëpunim me Ligën e Serisë A, kanë hartuar një protokoll sigurie, të cilin e kanë dorëzuar në qeveri dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë nëse mund të rinisin stërvitjet më datën 4 maj, apo do të ketë një tjetër shtyrje.

SHKARKO APP