80 mijë tifozë në “Wembley”, klubi historik rikthehet në Premier League pas 23 vitesh

Nottingham Forest rikthehet në Premier League pas 23 vitesh. Skuadra historike angleze, që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve (Champions League) në vitet 1979, 1980, mposhti 1-0 Huddersfield në finalen e “play-off”.

Dueli i luajtur në “Wembley” u ndoq nga 80.019 spektatorë dhe u vendos nga një autogol i Levi Colwill. 19-vjeçari devijoi gabimisht një top në portën e tij dy minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Nottingham menaxhoi avantazhin e artë dhe në fund festoi rikthimin në elitën e futbollit anglez, aty ku mungon prej sezonit 1998/1999. Djemtë e uellsianit Steven Cooper bëhen ekipi i tretë që ngjitet nga Championship në Premier League pas Fulhamit dhe Bournemouth.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi 157-vjeçar anglez ka fituar vetëm njëherë Premier League (1978), teksa me dy Champions ndan vendin e tretë me Chelsea.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?