800 të ftuar VIP dhe 300 gazetarë do të komentojnë finalen e Conference League
800 të ftuar VIP të UEFA-s do të jenë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, për të parë ndeshjen finale të Conference League, mes Romës dhe Feyenoord-it.
Të gjithë të ftuarit VIP do të hyjnë rreth orës 20:00 do të hyjnë nga pjesa ballore e stadiumit “Air Albania”, ku gjithçka është gati për t’i mirëpritur.
Në këtë listë janë drejtues të 55 vendeve të futbollit, janë personalitete të ndryshme. Zyra e shtypit të kryeministrit ka konfirmuar prezencën e Edi Ramës në stadium, ndërsa nuk dihet nëse presidenti Ilir Meta do të jetë i panishëm.
Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit janë akredituar më shumë se 300 gazetarë që do të komentojnë këtë finale, duke i bërë kështu një promovim të jashtëzakonshëm vendit tonë.