9 fitore në 10 ndeshje, Milani mund Torinon dhe merr kreun (VIDEO)

Milani nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A. Kuqezinjtë morën fitoren e 9 në 10 sfidat e para në kampionat, duke marrë përkohësisht e vetme kreun e renditjes.

Skuadra e Piolit sonte në mbrëmje mundi 1-0 Torinon me vështirësi. Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar nga Giroud që në minutën e 14-t, pas zhvillimeve të një goditje këndi.

Më tej ndeshja ishte e komplikuar për skuadrën kuqezi që nuk krijoi shumë. Në krahun tjetër Torino krijoi pak raste edhe pse pati për më shumë kohë kontrollin e topit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Milan 1-0 Torino | Giroud seals the points for Milan | Serie A 2021/22

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?