9-ta e mallkuar te Milani, Inzaghi: Jepjani atij dhe do e shihni!

Deri më tani te Milani, që pas largimit të Superpippo Inzaghit, asnjë nuk ka mundur të bëjë mirë me fanellën me numër 9 mbi shpinë. Shumë sulmues të njohur kanë provuar që ta mbajnë nga Torres e deri të Piatek, por të gjithë kanë dështuar keq. Në lidhje me këtë gjë Inzaghi ndan një mendim shumë interesant se kush mund ta thyejë “mallkimin”.

“Më vjen të qesh, të mbash fanellën numër ‘9’ te Milani është e vështirë për këdo, por mallkimi është shpikje. Po ju them se nëse atë fanellë do të vishte Ibrahimovic, mallkimi i famshëm do të mbaronte, ashtu sikur bëra unë pasi e kishin veshur Van Basten dhe Weah.

Nuk ishte e drejtë të tërhiqej ajo fanellë, nuk u tërhoq ajo e Van Basten. Është një fanellë e rëndësishme që do të kthehet të shënojë gola”, u shpreh i bindur Inzaghi.

 

SHKARKO APP