95 metra për 14.5 sekonda, UEFA tregon shpejtësinë e CR7 ndaj Gjermanisë (VIDEO)

Gjermania triumfoi me lehtësi 4-2 ndaj Portugalisë në ndeshjen e dytë, por Cristiano Ronaldo la gjurmë duke realizuar golin e parë.

Portugezi gjeti rrjetën në minutën e 15 në një kundërsulm, ku 36-vjeçari “fluturoi” për të ndjekur aksionin. Në një video me pamje nga lart UEFA ka matur kohën që Ronaldos i është dashur të arrijë nga njëri cep i fushës, në tjetrin.

Për 14.5 sekonda Ronaldo përshkroi 95 metra, dhe më pas e kishte të thjeshtë për ta dërguar topin në kuadrat. Mosha duket se është thjeshtë një numër për rekordmenin portugez.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?