A do të largohet Guardiola nga City? Agjenti i tij qartëson situatën!

Eliminimi nga Lyoni bëri që e ardhmja e Pep Guardioles te skuadra e Manchester City-t të vendosej në pikëpyetje. Spanjolli përjetoi një sezon zhgënjyes sepse humbi kampionatin dhe u eliminua shumë shpejt nga Champions League.

Kritikat duket se e kanë motivuar më shumë spanjollin, pasi nuk ka ndërmend të largohet. Konfirmimin e ka dhënë edhe vetë agjenti i teknikut.

“Pep do të qëndrojë te Manchester City. 100% e vërtetë”, tha Josep Maria Orobitg që është dhe agjenti i strategut spanjoll.

SHKARKO APP