A do të largohet Lewandowski nga Bayerni? Flet presidenti Hainer: Kur të ketë diçka …

E ardhmja e Robert Lewandowskit është kthyer në temën e ditës në Gjermani. Sulmuesi polak është në dilemë edhe pse ka edhe një vit kontratë me skuadrën bavarez.

Herbert Hainer, president i klubit gjerman në një intervistë për Sport Bild ka preferuar që të mos japë shumë komente në lidhje me të ardhmen e polakut.

“Fillimisht, dua tu bëj me dije se Robert ka kontratë me ne deri në vitin 2023 dhe e vlerësojmë shumë. Na garanton shumë gola. Drejtuesit tanë janë në kontakte me të. Kur të ketë diçka për t’iu thënë, do ta bëjmë”. Deklaroi presidenti Hainer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Lewandowski nën ditët e fundit është shfaqur opsioni për transferimin te Barcelona, teksa do të ishte një zgjedhje perfekte për ekipin e Xavit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?