A do të marrë pjesë Djockovic në US Open? Ky është vendimi i serbit

Novak Djokovic nuk do të marrë pjesë në turneun e US Open. Një nga turnetë më të rëndësishëm në botën e tenisit do të zhvillohet pa prezencën e favoritit numër një dhe fituesit të Wimbledon teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk lejojnë që në territorin e tyre të shkelin persona të pavaksinuar ndaj COVID-19.

Djokovic dha lajmin e bujshëm nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale duke theksuar se do të presë turneun e radhës.

“Me keqardhje njoftoj se nuk do të fluturoj për në SHBA për turneun e US Open. Faleminderit për mesazhet plot dashuri dhe mbështetje. I uroj fat kolegëve të mi. Unë do të mbetem në një formë të mirë dhe me moralin lart në pritje të mundësisë për të garuar sërish. Shihemi së shpejti”, deklaroi Djokovic.

SHKARKO APP