A do të rikthehet Ronaldo te Reali? Zidane: E mirëpres

“Mund të ndodhë që të rikthehet dhe unë do të isha i lumtur, pasi kam pasur fatin të punoj për disa sezone me të. Është një profesionist i jashtëzakonshëm, por për momentin luan me Juventusin, ndaj duhet ta respektojmë këtë fakt”.

Kështu u shpreh trajneri francez i Realit Madridit, kur u pyet për një rikthim të mundshëm të Cristiano Ronaldo-s në kryeqytetin spanjoll.

”Nuk jam aspak i qetë, pasi ata do të vijnë të inatosur për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e parë dhe do të japin diçka më shumë, duke sulmuar vazhdimisht. Kanë një filozofi të qartë loje, që nuk e ndryshojnë dhe nëse nuk jep 100%, ndaj tyre rrezikon ta pësosh keq”, tha Zidane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?