A do të riluhet ndeshja Milan-Spezia? Ja çfarë parashikon rregullorja për gafën e arbitrit
Gabimi i gjyqtarit Marco Serra në ndeshjen Milan-Spezia ka shkaktuar shumë zhurmë në Itali. Gjyqtari gaboi në minutat shtesë duke vërshëllyer për një faull, edhe pse shumë pak më pas Messias shënoi në portën e miqve. Futbollistët e Milanit vrapuan drejt arbitrit për t’i kërkuar shpjegime, por ai ngriti duart duke kërkuar falje.
Më herët, VAR korrigjoi gabimin (për një faull nga Provedel ndaj Leaos) duke dhënë të kundërtën pas pamjeve që rishikoi, duke akorduar penallti për Milanin. Në rastin e dytë nuk lejoi rregullin e avantazhit të lojës, një veprim që nuk mund të korrigjohet me VAR.
Nuk kanë qenë të pakët tifozët që kanë kërkuar që ndeshje të riluhet, duke e cilësuar gabimin si teknik. Mediat në Itali kanë sqaruar se përse në fakt nuk kemi të bëjmë me “gabim teknik”.
Kur lind një gabim teknik? Disa shembuj mund të ndihmojnë për të sqaruar situatën: një lojtar merr dy kartonë të verdhë, por nuk përjashtohet me karton të kuq; ndeshja luhet për një kohë më të shkurtër se sa është parashikuar, nuk ka asistentë dhe nuk janë dy portierë. Në këtë rast kemi të bëjmë me një të drejt ekskluzive të arbitrit për të vendosur nëse duhet ose jo aksioni të vazhdojë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

