A është City skuadra më e mirë në botë? Guardiola i habit të gjithë me përgjigjen

Pep Guardiola pas suksesit ndaj Brentfordit, e sheh Manchester City-in e tij plotë 12 pikë përpara Liverpoolit (që ka një ndeshje më pak). Një gazetar pas ndeshjes e ka pyetur strategun spanjoll nëse ekipi i tij është më i miri në botë.

Përgjigja e Guardiolës ishte: “Jo. Nuk është kështu, nuk jemi ekipi më i mirë në botë. Skuadra më e mirë është Chelsea, që fitoi Champions League. Këto gjëra, jemi më të mirët apo nuk jemi, nuk më interesojnë. Duhet të jemi të lumtur dhe të kërkojmë që të përmirësohemi dita-ditës, për të tjerat do të shohim”.

City po kalon një ecuri shumë të mirë këtë sezon, teksa arriti që të rikuperojë shumë pikë në renditje ndaj rivalëve si Liverpooli dhe Chelsea. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?