A është fejuar Neuer…pas gafave të fundit me Bayern?
Pas gafave që la pas në ndeshjen e fundit të Bundesligës dhe humbjes së Bayern 0-2 me Borusia Myshengladbah, ndonëse titulli kampion për Bayern Mynih nuk vihet në rrezik, portieri i njohur i kombëtares gjermane dhe kampion bote me këtë ekip, Manuel Neuer, sipas disa medieve gjermane është fejuar, por nuk e ka shpallur atë zyrtarisht. Futbollisti i famshëm, i cili prej disa kohësh është përfolur për një lidhje të fshehtë me 22-vjeçaren, Nina Ë., është fotografuar dy ditë më parë së bashku me partneren duke kërkuar në argjendari, një unaza fejese. Portieri 29-vjeçar, i cili nuk ka preferuar asnjëherë të flasë në media për jetën private, tashmë ka vendosur të marrë një hap të rëndësishëm. Një burim i afërt i tij, tha për “German Sun – Time” se futbollisti është shumë i dashuruar me partneren e tij, duke mos e përjashtuar fejesën e mundshme.
KOHA JONË SONDAZH

