A është ky goli i vitit? (VIDEO)
Nacho Fernandez, një nga lojtarët që luan më pak te Reali i Madridit, ka shfrytëzuar minutat që i dha Zinedine Zidane për të shënuar një nga golat më spektakolarë që janë parë deri më sot.
Një gjysmëroveshatë perfekte që vështirë të besohet se është realizuar nga një futbollist që luan në mbrojtje dhe që, ashtu si shumica e mbrojtësve, nuk ka treguar ndonjëherë në fushë aftësi teknike të jashtëzakonshme.
Zinedine Zidane ka thënë se goli i Nachos ishte edhe më i bukur se goli i tij në finalen e Champions-it që Reali fitoi ndaj Bayer Leverkusen në vitin 2002.
“Ky gol nuk ishte normal. Jam i lumtur për të. Është gol më i bukur se goli im në finale. Nacho e meriton një gol të tillë pasi në stërvitje është gjithmonë shumë serioz”, tha Zidane.
Reali i Madridit fitoi 7-1 ndaj Cultural Leonesa dhe avancoi me lehtësi për në fazën tjetër të Kupës së Mbretit.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=3P5i_ksF0tg” width=”560″ height=”315″]