“A je në shtëpi? Luaj me mua PlayStation”, thirrja e Hysajt për vetizolim

Duke pasur parasysh rritjen e numrit të infektuarve në të gjithë Italinë, qytetarët atje janë ftuar që të qëndrojnë në shtëpi. Një thirrje që është bërë edhe nga autoritetet tona në dy ditët e fundit.

Mërzia, në një situatë të tillë, nuk është se kalohet shumë lehtë. Në mbështetje të tifozëve dhe sportistëve, Hysaj bëri një postim të veçantë në rrjetet sociale, duke u treguar ndjekësve të tij se një rrugë e mirë për të mposhtur monotoninë sshtë PlayStation.

“Djem, duhet të qëndrojmë në shtëpi, ne mund të argëtohemi duke luajtur COD (Call of Duty), luaj me mua dhe mikun tim Mario Rui. Mezi presim t’ju shohim”. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP