A ka hequr dorë Bayerni nga Woltemade? Ekipi bavarez bën lëvizjen e radhës

FOTOMONTAGE: Erstes Bayern-Angebot: Nick Woltemade-Poker gestartet ARCHIVFOTO. Fussball,1.Bundesliga *** FOTOMONTAGE First Bayern offer Nick Woltemade Poker started ARCHIVE PHOTO Soccer,1 Bundesliga

Transferimi i Nick Woltemade nga Stuttgart te Bayern Munich dukej pranë realizimit, por kërkesat e larta dhe refuzimi i dy ofertave, e fundit prej 50 milionë eurosh plus 5 milionë në formë bonusesh, kanë bërë që bavarezët të tërhiqen … ose të paktën kështu duket.

Pas fitores 4-0 në miqësoren kundër Tottenhamit, drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, deklaroi: “Kemi shprehur pozicionin tonë. Stutgart nuk ka treguar hapje për dialog, prandaj për ne çështja është e mbyllur”.

Megjithatë, sipas Bild, kjo është vetëm një lëvizje strategjike. Woltemade mbetet një objektiv parësor, me kontaktet që janë përkohësisht të pezulluara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht afrimit të Luis Díaz nga Liverpool për 75 milionë euro, Bayern ka krijuar një buxhet të veçantë për Woltemade, i ndarë nga pjesa tjetër e merkatos. Marrëveshja do të bëhet vetëm nëse Stuttugart pranon të rikthehet në tryezën e negociatave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e tij, vetë Woltemade dëshiron vetëm Bayernin. Ai ka refuzuar ofertën e rinovimit 2,5 milionë euro në vit dhe shpreson për një akord mes klubeve. I ardhur verën e vitit 2024 si lojtar i lirë nga Werder Bremen, sulmuesi gjerman shkëlqeu në sezonin e parë me 17 gola në 33 ndeshje, duke u bërë një nga yjet e Bundesligës. /Koha Jonë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?