“A mbërrite në kohë për dasmën”, Dembele e djeg shaminë e beqarit por shokët tallen me të (VIDEO)
Ousmane Dembele ka djegur shaminë e beqarit. 24-vjeçari i Barcelonës është martuar me një vajzë nga Maroku dhe gjithë ceremonia është zhvilluar sipas traditave marokene.
Videot në internet tregojnë futbollistët e ekipit katalanas duke kërcyer nën ritmet e muzikës marokene gjatë dasmës. Sipas mediave iberike, shumë futbollistë katalanas nuk e dinin që ai ishte fejuar.
Shakatë nuk munguan, me disa prej tyre që e ngacmuan lojtarin francez nëse kishte mbërritur në kohë në ceremoni, duke iu referuar vesit të tij për të shkuar vonë në stërvitje.