Asambleja 15 minuta pushim, Duka ka një propozim para votimit
Asambleja e Përgjithshme e FSHF po zhvillon një pushim 15 minutësh, ndërkohë që Armand Duka ka propozuar që para fillimit të votimit t’i jepet fjala dy kandidatëve të tjerë, Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala.
Fillimisht do të votohet për kreun e ri të FSHF-së, post për të cilin garojnë tre kandidatë: Armand Duka, Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala.
Komisioni i mandateve dha aprovimin për përfaqësuesit e 65 anëtarëve në asamblenë e sotme. Do të mungojë Bilisht Sporti, pasi ka çuar me vonesë dokumentacionin.


KOHA JONË SONDAZH

