Abazaj kërkon kujdes ndaj Flamurtarit: I mbyturi të mbyt!

Kristal Abazaj po kalon një formë shumë të mirë te Kukësi, teksa në ndeshjen e fundit i dhuroi fitoren verilindorëve me një gol që krijoi jo pak polemika. Sulmuesi tropojan ishte i pranishëm sot në konferencë për shtyp, ku kërkoi vlerësim maksimal për Flamurtarin?

“Nuk mund ta quaj eufori pasi siç dihet që çdo ekip mund të bëjë një gabim dhe ne e bëmë në ndeshjen ndaj Luftëtarit. Por, besoj që ekipi reagoi mjaft mirë në ndeshjen ndaj Partizanit dhe arritëm të merrnim tre pikët dhe për këtë jemi shumë të lumtur pasi treguam se kemi forcë grupi. Treguam që i kemi të gjitha kapacitet për të mundur çdo ekip”.

Goli ndaj Partizanit? Nuk mund ta quaj emocion atë pasi është detyra ime dhe prandaj jam te Kukësi që të shënoj shumë gola. Ai mund ta quhet gjysmë goli, ju quani si të doni. I gëzohem tre pikëshit dhe nuk ishte fitorja e Abazajt por e gjithë skuadrës.

Unë çdo stërvitje mundohem të jap maksimumin të shënoj, pasi çdo gjë shikohet në stërvitje bëhet edhe në ndeshje. Do ia bëj hyzmetin tim dhe e rëndësishme është të eci skuadra.

Flamurtari? Është ajo shprehja që i mbyturi të mbyt por ne nuk shkojmë me këtë mendim në Vlorë, ne shkojmë për ta fituar ndeshje. Besoj, të gjithë bashkë do arrijmë objektivin pasi siç dihet nuk ka më ekipe të lehta dhe çdo ndeshje është e vështirë e çdo kundërshtar mundohet të japë maksimumin kundër një ekipi si Kukësi.

Mund të jeni ju lokomotiva për titullin kampion? Për të dalë kampion nuk mund të dalë vetëm një futbollist pasi dihet se duhet të jetë gjithë ekipi. Diçka të tillë e kemi dhe nuk besoj se Abazaj apo kushdo qoftë është te ekipi i Kukësit kontribuon për të arritur objektivin të gjithë bashkë”, u shpreh Abazaj.

SHKARKO APP