Abissnet Superiore, ja formacioni dhe trajneri më i mirë për javën e 10-të

Trajnerët e kombëtareve të moshave kuqezi kanë përzgjedhur si zakonisht formacionin më të mirë të Abissnet Superiore, këtë herë atë të javës së 10-të që prodhoi vetëm një fitore dhe katër barazime.

Marco Alia i Skënderbeut spikati këtë javë dhe është zgjedhur si portieri më i mirë, ndërkohë që në mbrojtje nga krahët janë vlerësuar Erdenis Gurishta i Vllaznisë dhe Lorran i Dinamo City. Katërshja më e mirë e prapavijës plotësohet nga Milos Stojanovic (Vllaznia) dhe Bruno Telushi (AF Elbasani).

Bylisi ka dy lojtarë në mesfushë, Flamur Ruçin dhe Malomo Ayodeji. Në këtë repart është përzgjedhur edhe Regi Lushkja i Egnatias. Në majë të sulmit është votuar Cristian Mba, ndërsa në krahë Ermir Rashica dhe Erich Berko.

Për javën e 10-të si trajneri më i mirë është cilësuar Nevil Dede i Bylisit, pas fitores 4-0 ndaj Teutës në Ballsh.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "FSHF FEDERATASHAIPTAREEFUTBOLLIT EDERATA SHOIPTARE FUTBOLLIT JAVA 10 /bissnet Superiore FORMACIONI ME I MIRE MBA PARTIZANI BERKO BYLIS RASHICA SKẼNDERBEU LUSHKJA EGNATIA MALOMO BYLIS LORRAN DINAMO CITY RUCI BYLIS GURISHTA VLLAZNIA TELUSHI AF ELBASANI STOJANOVIC VLLAZNIA ALIA SKẼNDERBEU TRAJNERI ME TRAJNERIMEIMIRE MIRE NEVILDEDE NEVIL DEDE BYLIS WWW.FSHF.ORG ORG"

SHKARKO APP