Bayerni triumfon me 5 gola ndaj Bochum në Bundesligë

Bayern Munich u rikthye te fitorja, pas humbjes në Ligën e Kampioneve ndaj Barcelonës. Baravezët triumfuan me shifrat e thella 5-0 ndaj Bochum-it në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Bundesligë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë për skuadrën e Kompany, pas golave të Olise dhe Musiala.

Në pjesën e dytë, miqtë shënuan edhe tre herë të tjera me Kane, Sane dhe Coman. Me këtë sukses, Bayern Munich ngjitet në vendin e parë me 20 pikë, po aq sa edhe Leipzig, që renditet në vendin e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?