Abissnet Superiore/ Java e 13-të sjell duele interesante, spikat Elbasani-Partizani

Java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën. Më 28 nëntor në ora 18:00 do të zhvillohen dy nga ndeshjet e kësaj jave. AF Elbasani pret Partizanin në shtëpi, ndërsa në Shkodër do të luhet sfida Vllaznia-Teuta.

Sakaq, të shtunën do të luhen tre përballjet e tjera të javës së 13-të. Dinamo City do të luajë në transfertën e Ballshit kundër Bylisit në ora 13:30. Në po të njëjtën orë, Tirana pret Egnatian në “Selman Stërmasi”.

Sfida përmbyllëse e javës do të luhet në Vlorë mes Flamurtarit dhe Vorës. Ndeshja është programuar të luhet në ora 16:30.

Swiss Digital Desktop Reklama

Abissnet Superiore, java 13

Swiss Digital Mobile Reklama

AF Elbasani – Partizani             28.11.2025 18:00

Vllaznia – Teuta                             28.11.2025 18:00

Bylis – Dinamo City                     29.11.2025 13:30

Tirana – Egnatia                             29.11.2025  13:30

Flamurtari – FK Vora                   29.11.2025 16:30

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?