“Abissnet Superiore” rikthehet në janar 2025, përcakohet kalendari për 3 javët e ardhshme

Kampionati “Abissnet Superiore” do të rifillojë më 10 janar 2025, pas pushimit dimëror. Komisioni i Ligave dhe Garave ka publikuar kalendarin e ri, nga java e 20-të deri në atë të 22-të.

Java e 20-të është programuar të zhvillohet të premten dhe të shtunën, më 10 dhe 11 janar. Ndeshjet e javës së 21-të do të luhen gjatë fundjavës së ardhshme, më 18 dhe 19 janar.

Ndërkohë, java e 22-të do të zhvillohet në mesjavë, më 25 dhe 26 janar.

SHKARKO APP