Abissnet Superiore/ Zbulohet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 16-të
Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 16-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, sipas skemës 1-4-3-3.
Në portë është Mario Dajsinani i Egnatias.
Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Basilio Ndong (Tirana), Blerim Kotobelli (Teuta), Aurel Marku (Bylis) dhe Albion Marku (Partizani).
Në mesfushë janë Sherif Kallaku (Vllaznia), Ermal Meta (Tirana) dhe Isi Manellari (AF Elbasani).
Treshja e sulmit përbëhet nga Alessandro Albanese (Egnatia), Xhuliano Skuka (Partizani) dhe Zé Gomes (AF Elbasani).
Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Egnatias, Edlir Tetova.

KOHA JONË SONDAZH

