Abraham kualifikon Chelsea-n në FA Cup me tripletë golash (VIDEO)

Chelsea siguroi një biletë në fazën e 1/8-ave të FA Cup, pasi triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Lutonit në “Stamford Bridge”.

Tammy Abraham ishte heroi i bluve të Londrës, pasi të tre golat ishte protagonist, dy në pjesën e parë dhe të tretin 20 minuta para fundit, duke vulosur kualifikimin, ndërsa miqtë shkurtuan diferencën në minutën e 30-të me Clark.

Në minutën e 86-të gjermani Timo Werner pati një mundësi për të thelluar rezultatin, por gaboi nga pika e penalltisë, megjithatë londinezët ia dolën të sigurojnë kalimin për në raundin tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?