Abraham thyen një rekord 92-vjeçar me golin ndaj Bodo-Glimt

Roma arriti të kualifikohet në gjysmëfinalen e Conference League pasi mposhti me 4-0 Bodo/Glimt në ndeshjen e kthimit në çerekfinale së luajtur në “Olimpico”.

Golin e parë për skuadrën e Jose Mourinhos e shënoi Tommy Abraham, i cili shënoi edhe golin e 24-t këtë sezon me skuadrën italiane, në sezonin e tij debutues.

Në këtë mënyrë anglezi barazon rekordin e Rodolvo Volk që nga viti 1929-1930, teksa rekord mund të thellohet pasi sulmuesi ka për të luajtur edhe disa ndeshje të tjera këtë sezon me Romën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një numër të tillë golash te Roma, pas vitit 2000 e kanë arritur vetëm Francesco Totti dhe Edin Dzeko. Ish kapiteni ka shënuar 32 gola në sezonin 2006/07 dhe 25 gola në 2009/10, kurse Dzeko 39 gola në 2016/17 dhe 24 në 2017/18.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?