Abrashi 6 javë jashtë fushave, humbet dy sfidat e radhës së Kombëtares
Amir Abrashi është i pafat. Mesfushori i Kombëtares sonë është dëmtuar sërish, duke humbur dy ndeshjet më të rëndësishme të kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”.
Kapiteni i Grasshoppers, është dëmtuar direkt pasi u rikthye dhe tani i duhet të qëndrojë sipas mediave zvicerane 6 javë jashtë fushave të blerta.
Trajneri Reja do të duhet t’i bëjë llogaritë pa një prej lojtarëve më të rëndësishëm në sfidat kundër Hungarisë dhe Polonisë, që janë në program të luhen më 9 dhe 12 tetor.