Abrashi: Duam 3 pikë me Kazakistanin, humbjen me Lituaninë po e vuajmë ende!

Mesfushori Amir Abrashi doli sot në konferencë për shtyp, ku komentoi dy prag ndeshjet në Ligën e Kombeve. Lojtari që aktivizohet në Gjermani, e ka ende mendjen te disfata ndaj Lituanisë.

“Për momentin jam mirë. S’kam probleme, jam 100% gati. E ndiej që kam shumë ndeshje. Dua ta ndihmoj ekipin me përvojën time dhe të përforcojmë grupin.

Skema 3-5-2? Skemat i kam pranuar. Na i thotë trajneri çfarë të përmirësojmë. Grupi të funksionojë mirë. Ishalla të marrim 3 pikë me Kazakistanin.

6 pikë në dy ndeshjet e fundit? Atë me Lituaninë po e vuajmë akoma, besoj dhe lojtarët e tjerë. Të fitojmë tani dhe të mendojmë për Lituaninë”, u shpreh Amir Abrashi.

SHKARKO APP