Acerbi do të mbetet një muaj jashtë fushave të lojës, Chivu duhet të “arnojë” prapavijën

Interi përballet me një problem të madh në mbrojtje pas ndeshjes së fundit të Champions League kundër Liverpoolit. Trajneri Cristian Chivu humbi Francesco Acerbin, i cili u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë për shkak dëmtimi.

Mbrojtësi italian do t’i mungojë zikaltërve për disa javë, duke nisur që nga sfida në “Ferraris” kundër Genoas së Daniele De Rossit. Një situatë e vështirë për trajnerin, që duhet të gjejë zgjidhje të menjëhershme pasi kalendari i ngjeshur nuk lejon asnjë lloj uljeje ritmi.

Kontrollet e kryera pas ndeshjes kanë zbuluar një problem në bicipsin femoral të kofshës së djathtë. Koha e rikuperimit parashikohet rreth një muaj, çka do të thotë se Acerbi pritet të rikthehet vetëm në fillim të vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, tekniku interist duhet të rikonfigurojë menjëherë prapavijën. Sipas “Gazzetta dello Sport”, zgjidhja më e mundshme është spostimi i Manuel Akanjit në qendër të mbrojtjes, ndërsa vendin në krahun e djathtë të saj do ta marrë Yann Bisseck.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?