Adidas merr masën drastike ndaj Rusisë, anulon marrëveshjen e sponsorizimit

Rusia merr një tjetër goditje në aspektin ekonomik dhe sportiv. Pasi u pezullua nga çdo aktivitet futbollistik dhe jo vetëm, Federata e Futbollit të Rusisë humbet një mbështetës të fuqishëm ekonomik për institucionin e saj.

Bëhet fjalë për gjigantin e veshjeve Adidas, kompaninë gjermane e cila ka njoftuar sot se ka anuluar menjëherë marrëveshjen që ishte në fuqi me Federatën ruse.

Adidas ishte sponsor kryesor i ekipit kombëtar të futbollit ndërsa termat financiarë nuk bëhen ende të ditur por nga gjiganti gjerman i veshjeve thuhet se Adidas në rajonet e Rusisë, Ukrainës dhe të shteteve rreth tyre ka 2.9% të xhiros vjetore totale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmi i Rusisë në Ukrainë ka ndarë edhe shumë sportistë ku shumë figura të shquara të sportit rus janë shprehur kundër agresionit e disa të tjerë e kanë mbështetur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?