Adio Fiorentina! Cuadrado fluturon me avionin e Abramoviç drejt Londrës

Juan Cuadrado pozoi dje pasdite për herë të fundit me shokët e tij të skuadrës tek Fiorentina, para se t’i jepte lamtumirë skuadrës së Seria A dhe të bashkohej sot me ekipin e ri të Premier League, Çelsit të Londrës. Ai kaloi në radhët e Bluve të Murinjos për rreth 32 mln euro. Lojtari i kombëtares kolumbiane fluturoi mëngjesin e së shtunës drejt Londrës me një aeroplan privat të presidentit të Çelsit, Roman Abramoviç. Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Montella, theksoi se marrëveshja për largimin e 26-vjeçarit drejt Londrës, është arritur me lëvizjen në kah të kundërt të  Mohamed Salah, i cili pritet t’i bashkohet ekipit “vjollcë” në Itali. – “Ishte një shitje që duhet të bëhej,” – theksoi Montella. – “Klubi mendoj se ka bërë gjënë e duhur, sepse ne jemi duke marr gjithashtu një lojtar tjetër shumë të mirë. Ne e dimë sesa kohë do t’i duhet Salah të përshtatej me futbollin tonë, sepse ndryshon shumë me atë anglez dhe zviceran, ku ai ka luajtur më parë. Në pikëpamjen e mbrojtjes, Cuadrado na jepte neve më shumë garanci se Salah. Cuadrado si lojtar vinte gjithnjë i qeshur dhe i ka dhënë gjithçka mundej Fiorentinës. Por jam i lumtur që tani ai është bërë pjesë e një klubi të madh.” Pas kësaj lëvizje,  Andre Schurrle pritet të kthehet në shtëpi, që t’i bashkohet ekipit gjerman të Vulsburgut. Schurrle, 24 vjeç, nuk ka mundur të bindë trajnerin Murinjo, për një vend titullari, që kur ai la Bajer Leverkusen, për 24 mln euro vitin e kaluar. Por Çelsi nuk humbet asgjë, sepse Volsburgu pritet ta blejë për rreth 27 mln euro lojtarin e kombëtares së Gjermanisë, mbi të cilin marrëveshja është arritur në dy ditët e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?