AGJENDA/ Ceferin viziton sot Tiranën, takim me Dukën dhe Ramën

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin do të vizitojë këtë të enjte Tiranën. Gjatë kësaj vizite Ceferin do të takohet me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën dhe me kryeministrin Edi Rama.

Ardhja e tij në Shqipëri ndodh në prag të zgjedhjeve për President të FSHF-së, që do të zhvillohen më 2 mars, ndërsa situata nuk ka qenë aspak e qetë, me përfshirjen e politikës, por në të njëjtën kohë edhe para finales së Conference League, që është planifikuar të zhvillohet në muajin maj në “Air Albania”.

Supersport ka zbardhur agjendën e vizitës së kreut të UEFA-së në Shqipëri sot. Së pari Ceferin do të drekojë me Dukën dhe më pas do të takohet me Ramën. Në fund një vizitë në zyrat e FSHF-së, teksa i gjithë qëndrimi i tij në kryeqytetin shqiptar do të zgjasë 5 orë e gjysmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjenda e Ceferin

Swiss Digital Mobile Reklama

12:30 – mbërritja në Aeroportin “Nene Tereza”

13:00 – drekë me presidentin e FSHF-së Armand Duka

15:00 – takim në kryeministri me kryeministrin Edi Rama

16:00 – vizitë në FSHF

18:00 – largimi nga Tirana

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?