Agjenti i Cristiano Ronaldos nis bisedimet për rikthimin te Real Madridi

Zërat e largimit të Cristiano Ronaldos nga Juventusi në fund të sezonit, po shtohen nga ditë në ditë. Dështimi i radhës në Champions League me bardhezinjtë, e ka zemëruar fituesin e pesë “Topave të Artë”, i cili dëshiron të nisë një aventurë të re.

“Marca” dhe “AS” raportojnë se Jorge Mendes, agjenti i sulmuesit 36-vjeçar, po negocion me Florentino Perez, kreun e “Los Blancos”. Për momentin bëhet fjalë vetëm për sondazhe dhe bisedime paraprake për të mësuar nëse ekziston mundësia e rikthimit te Reali.

CR7 do ishte i mirëpritur në “Santiago Bernabeu”, aty ku shkëlqeu dhe fitoi gjatë nëntë sezoneve që veshi fanellën e kampionëve të Spanjës (2009-2018). Dy opsionet e tjera për të ardhmen e portugezit janë Manchester United dhe PSG. Opsioni i dytë duket më i mundshëm, por mund të ndodhë vetëm nëse largohet Mbappe nga Parisi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?