Agjenti i Hakimit: Conte ishte vendimtar për kalimin e tij tek Interi!

Antonio Conte ishte vendimtar për transferimit e Achraf Hakimit tek Interi. Lajmin e ka zbuluar Alejandro Camano, agjent i futbollistit, në një intervistë që ka dhënë për një gazetë në marok “Al Mountakhab”

“Gjithmonë ka qenë nën kontakt, flisnin për projektin e klubit. Kur një trajner si Conte të kërkon me ngulm në ekipin e tij, do të thotë se je pjesë e rëndësishme e projektit të tij”, u shpreh agjenti.

Një sjellje krejtësisht injoruese ndërkohë ishte ajo e Zinedine Zidane. Strategu francez nuk tregoi asnjë interes për ta pasur në planet e tij në të ardhmen, duke lejuar transferimin e marokenit te skuadra e Interit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP