Agjenti i Hysajt: Gattuso dhe Di Laurentiis e duan, ja pse nuk rinovojmë

Agjenti Mario Giuffredi konfirmoi se Mario Rui dhe Giovanni Di Lorenzo kanë rënë dakord për zgjatjet e kontratave të tyre me Napolin, por për mbrojtësin e Shqipërisë, Elseid Hysaj, nuk janë problem kërkesat ekonomike faktori që po vonon rinovimin.

Agjenti i Hysajt foli për Radio Kiss Kiss këtë mbrëmje, ku u shpreh: “Ne e patëm takimin të enjten, si për Rui ashtu edhe për Di Lorenzo. Ka disa detaje për tu renditur, por në thelb ne kemi arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratat e këtyre dy lojtarëve.

Unë u takova me presidentin Aurelio De Laurentiis të enjten dhe ai dëshiron që Hysaj të mbetet në Napoli me çdo kusht, ashtu edhe Gennaro Gattuso. Nuk është problem ekonomik, lojtari dëshiron të bindet plotësisht se ai duhet të qëndrojë dhe i duhet kohë për ta marrë atë vendim. Nëse ai e merr atë vendim, atëherë është me të drejtë që ai të nënshkruajë kontratën”, u shpreh Giuffredi.

SHKARKO APP