Agjenti i Hysajt: Napoli humbet me largimin e tij, ka 4-5 ekipe që e kërkojnë …

Agjenti i Elseid Hysajt ka bërë një tjetër deklaratë  në mediat italiane në lidhje me të ardhmen e futbollistit shkodran. Lojtarit të Kombëtares sonë i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni me të kaltrit, teksa mund të zgjedhe që të nisë një aventurë të re.

“Hysaj? Ishte i rëndësishëm për fitoren e Napolit, kur rikuperoi atë top nga Lazzari duke i dhënë mundësinë ekipit të tij që ta rishihte edhe njëherë episodin, ku aksioni kishte nisur me faull të Lazios. Nëse Hysaj do të largohet apo do të mbetet te Napoli, ashtu si për Gattuson, nuk mund të dihet asgjë.

Nëse Hysaj largohet nga Napoli, do të humbasë Napoli, edhe nëse nuk e dini kurrë për të ardhmen e tij, si dhe atë të Gattuso. Janë 4-5 situata për të cilat po punojmë për Hysajn, 2-3 ekipe në Itali dhe të tjera jashtë. Ekipet italiane janë në klasin e parë, me një histori të rëndësishme”, deklaroi agjenti i futbollistit shkodran. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP