Agjenti i Jadon Sancho mbërrin në Torino për të zhbllokuar transferimin te Juventus

Jadon Sancho është gjithnjë e më pranë një kalimi te Juventusi, me agjentin e tij Emeka Obasi që ka mbërritur në Torino për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes “Zonjës së Vjetër” dhe Manchester United.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Manchester United është i gatshëm të pranojë një ofertë prej rreth 15 milionë paund për kartonin e sulmuesit, një humbje e ndjeshme duke pasur parasysh se anglezët paguan 73 milionë paund për ta transferuar nga Borussia Dortmund në vitin 2021.

Pengesa kryesore për momentin është një pagesë prej 5 milionë paund që Sancho po kërkon nga United, si kompensim për uljen e rrogës së tij aktuale prej 275,000 paund në javë për të përfunduar kalimin në Torino. Klubi anglez e konsideron këtë shumë të ekzagjeruar dhe po përpiqet të arrijë një marrëveshje me Juventusin për ta ndarë këtë shpenzim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjenti Obasi është takuar me drejtuesit bardhezinj, përfshirë menaxherin e përgjithshëm Damien Comolli, për t’i informuar mbi pozicionin e United dhe për të gjetur një kompromis që do të lejojë mbylljen e marrëveshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sancho ishte një objektiv për Juventusin edhe verën e kaluar, përpara se të transferohej në formë huazimi te Chelsea, por londinezët vendosën të mos aktivizonin klauzolën e blerjes për 25 milionë paund, duke paguar një penalitet prej vetëm 5 milionë për ta mbyllur bashkëpunimin.

25-vjeçari është i vendosur t’i bashkohet Juventusit dhe ka refuzuar oferta nga klube të tjera si Fenerbahçe. Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Premier League për Manchester United që nga përplasja publike me ish-trajnerin Erik ten Hag. Nëse gjithçka shkon sipas planit, kalimi i Sancho te Juventusi mund të zyrtarizohet në ditët në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?