Agjenti i Jorginhos: Rikthimi në Seria A është ëndërr për të, ka disa ekipe të interesuara
Italo-brazilianin Jorgnho në sezonin e ardhshëm mund të shohim sërish në Seria A. Konfirmimi ka ardhur nga agjenti i tij Joao Santos: “Për të, të luajë në Serie A është një ëndërr, zemra e tij është këtu. Sot ai mund të luajë në 4 ose 5 ekipe: Milan, Inter. Juventus, Roma apo Napoli.
Juve? Unë e njoh Cherubinin nga përvoja në Foligno, por ka shumë klube që janë të interesuar për të. Në të kaluarën kam folur me PSG, me Barcelonën dhe gjithashtu me Massara të Milanit. Ende flas me të, por nuk e di nëse janë akoma të interesuar.
Realiteti është se në këtë moment nuk mund të bëhet asgjë. Chelsea nuk mundet të shesë, nuk mund të blejë dhe nuk mund të rinovojë kontratat. Jorginho ka ende një marrëveshje deri në qershor 2023, pas Kupës së Botës do të përpiqemi të punojmë për rinovimin e saj”, deklaroi agjenti i Jorginhos.
KOHA JONË SONDAZH

