Agjenti i Lewandowskit: Topi i artë nuk u vodh, por e meritonte Leva!

Polemikat për çmimin e Topit të Artë që u fituar për vitin 2021 nga Lionel Messit kanë qenë të mëdha. I fundit që ka reaguar ka qenë Pini Zahavi, agjenti i Lewandowskit, i cili në një intervistë për ”TZ’’ është shprehur se klienti i tij nuk u “vodh’’, por polaku e meritonte ta fitonte çmimin.

“Urime për Lionel Mesin: një lojtar mbresëlënës dhe një legjendë e përjetshme e futbollit. Por Topi i Artë 2021 nuk i përket Mesit, jo këtë herë. Topi i Artë është i Robert Lewandowskit.

Nuk është vjedhur, por ai është njeriu që e meriton. Prandaj nuk është çudi që disa qindra milionë tifozë e kanë të vështirë të besojnë rezultatin e kësaj ngjarje prestigjioze futbolli”, deklaroi Zahavi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?