Agjenti i Vrionit: Juventusit s’mund t’i thuash jo, shpresoj të bindë dhe Rejën!
Më 30 janar, një ditë nga fundi i gongut final të mbylljes së merkatos, Giacomo Vrioni u transferua te skuadra e “Under 23” të Juventusit. Futbollisti shqiptar, por me nënshtetësi italiane, është rritur te skuadra e Matelica, ndërkohë që ka provuar të luajë dhe te Genoa në vitin 2015, për të kaluar më pas te Pistoiese, Venezia e Cittadella.
Tani ka shansin e madh për të luajtur me kampionët e Italisë, duke u vendosur në dispozicion të trajnerit të ekipit të dytë, Fabio Pecchia. Agjenti i tij Silvio Paglari ka folur për momentin që po kalon sulmuesin.
“Kur të thërret Juventusit, nuk mund t’i thuash jo. Jam shumë i bindur që do të bëjë mirë këtë sezon. Do t’i luajë më së miri kartat që do të ketë në dispozicion dhe të grumbullohet dhe nga mister Reja. Djaloshi është i lumtur që është në një klub të rëndësishëm”, deklaroi agjenti. /R.Lika-Koha Jone/