Agjenti shuan dyshimet: Zëra të rreme, Dybala nuk largohet!
Pas thashethemeve të shumta në ditët e fundit në lidhje me një lamtumirë të mundshme të Paulo Dybala nga Juvja, vjen reagimi i përfaqësuesit të sulmuesit argjentinas. “Kam lexuar thashethemet në gazeta ditët e fundit që janë plotësisht të rreme. Paulo Dybala është lojtar i Juventus dhe për këtë është i lumtur”, shpjegoi Jorge Antun.
Fjalë të forta dhe të qarta, të cilat lënë pak hapësirë për interpretime që sugjerojnë një të ardhme bardhezi për “Joya-n”.
“Ne jemi duke punuar me shoqërinë për të rinovuar kontratën. Gjithmonë kemi qenë të gatshëm për të arritur një marrëveshje,” – shtoi përfaqësuesi Dybalas.
Për momentin, kërkesa e “Joya-s” është rreth 15 milionë neto në sezon, ndërsa propozimi i bardhezinjve është i kufizuar në një maksimum prej 11 milionë eurosh në sezon, plus bonuset. Një distancë jo e pakapërcyeshme, por që gjithsesi mbetet e konsiderueshme.