Agnelli dhe Elkann të zhgënjyer me Dybala-n pas gjestit të fundit
Andrea Agnelli dhe John Elkann, kanë mbetur të zhgënjyer nga reagimi i Dybala-s ndaj Udinses. “Tuttosport” tregon sot se drejtuesi t e kanë konsideruar si të pavend qëndrimin e La Joya, veçanërisht nga pikëpamja e egoizmit personal përballë momentit të komplikuar të ekipit.
Një gjest jo si i një kapiteni të së ardhmes. Një sinjal shtesë që shkon kundër rinovimit. Megjithatë, është planifikuar një takim në shkurt, ku palët ende shpresojnë të gjejnë qetësi dhe pika të përbashkëta. Nëse nuk do të ndodhte kjo, atëherë argjentinasi duhet të bëjë gati valixhet në verë, për të nisur një aventurë të re.
KOHA JONË SONDAZH

