Agnelli përplaset me Lotiton: Ti mendon vetëm për renditjen!

Pas shumë polemikash në javët e fundit, Serie A ka njoftuar se ka ndër mend të përfundojë sezonin në vazhdim, kur emergjenca e koronavirus të përfundojë. Plani është ai për të rifillua, qoftë edhe në maj e pastaj të luhet çdo tre ditë për të mbyllur kampionatin brenda 30 qershorit (kur skadojnë kontratat) e si rrjedhojë të shtyhet “Euro 2020” me shumë mundësi në 2021.

Por kjo garanci nuk i ka fshirë divergjencat mes presidentëve të Serie A. Në veçanti përplasjet janë tek stërvitjet: Aic insiston që skuadrat të mos stërviten, Lega javën e kaluar i vendosi skuadrave një ndalesë për 7 ditë, Milan ka njoftuar se nuk do të fillojë përpara 23 marsit, por jo të gjithë klubet e mendojnë njësoj.

Sipas asaj që bën të ditur “Corriere della Sera”, gjatë Asamblesë së Legës ka ndodhur një përplasje në video-konferencë, mes presidentit të Juventus Andrea Agnelli e atij të Lazio Claudio Lotito.

Presidenti bardhekaltër, i mbështetur nga Napoli i Aurelio De Laurentiis, thekson se stërvitjet nuk janë të ndaluara e kërkonte të rifillonte, duke i çuar skuadrat në grumbullim për ti mbrojtur, por numri 1 i Juventusit i është përgjigjur: “Ti mendon vetëm për klasifikimin, jo për shëndetin e lojtarëve të tu”. Lotito ka provuar të replikojë, por të qeshurat e presidentëve të tjerë e shuan tensionin.

SHKARKO APP