Agnelli zgjidhet torinezi i vitit: Në 2010 Juve kishte rrudha, sot është lider në Europë
“Pa pasionin, pa plane strategjike dhe investimet e këtyre 10 viteve Juventus do të kishte mbetur një kujtim i gjallë, prezent, por gjithmonë një kujtim”. Kështu tha presidenti Andrea Agnelli në dorëzimin e çmimit “Torinezi i vitit”, nga Dhoma e Tregtisë: “Në 2010, kur u bëra president, Juve ishte një shoqëri që kishte shkruar historinë e futbollit por me ndonjë rrudhë më shumë. Sot lider në nivelin europian, ku punojnë rreth 900 persona, gati trefishi i 2010-ës”.
Një mirënjohje speciale, që ka ardhur në edicionin e tij të 42′, ajo atribuar ndaj Agnelli nga Dhoma e Tregtisë torineze dhe presidenti i saj Vincenzo Ilotte. “Për vizionin e tij dhe aftësitë sipërmarrëse, të cilat kanë sjellë zhvillimin e Juventus, duke e ringjitur në majën e skuadrave elitare botërore dhe duke e transformuar nga një shoqëri sportive tradicionale në një kolos edhe të botës së biznesit, me një markë gjerësisht të vlerësuar, me një Muze në gjendje të krijojë një eksperiencë unike emocionale dhe duke e bërë në të gjitha kuptimet një nga motorët kryesorë të ekonomisë turistike të qytetit tonë”.